Iran, 201 persona humbin jetën nga virusi Korona
(last modified Thu, 15 Jul 2021 11:34:17 GMT )
Korrik 15, 2021 13:34 Europe/Tirane
  • Iran, 201 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.464.055 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 201 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 86.592 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 23.655 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.464.055 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 201 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 86.592 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 3.086.017 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.064 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 24.819.290 analiza për diagnostikimin e virusit Korona". 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 5.507.841 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 2.219.693 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 7.727.534