Korrik 18, 2021 07:58 Europe/Tirane
  • Eragçi: Bisedimet e Vjenës duhet të presin qeverinë e re të Iranit

Seyed Abbas Eragçi, zëvendës ministri i jashtëm dhe kreu i delegacionit iranian në bisedimet e marrëveshjes bërthamore, shkroi në Twitter se bisedimet e Vjenës duhet të presin nisjen e punës së qeverisë së re të Iranit.

Sipas IRNA, Eragçi në këtë mesazh tha: "Ne jemi në një periudhë tranzitore dhe një transferim demokratik i pushtetit po ndodh në Teheran". Ai shtoi: "Është e qartë se bisedimet e Vjenës duhet të presin për qeverinë e re në Iran. Ky është proces i çdo demokracie. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet ta kuptojnë këtë dhe të heqin dorë nga lidhja e shkëmbimit të një personi, proces që është në zbatim e sipër, me çështjen e marrëveshjes bërthamore. Eragçi tha se shkëmbimi i të burgosurve është keqpërdorur për qëllime politike dhe kjo shkakton anulimin e këtij procesi. Sipas tij në rast se Amerika dhe Britania zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre në marrëveshje, që nesër mund lirohen me dhjetëra njerëz nga të dyja palët. Ndërkohë Amerika ka deklaruar se pas përfundimit të kalimit të pushtetit tek qeveria e re në Iran, ajo do të bëjë një program për vazhdimin e negociatave të Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Deri tani në kudër të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, në Vjenë janë mbajtur 6 raunde negociatash. Në raundin e fundit të këtyre negociatave Abas Eragçi ka deklaruar se Irani nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa u realizuar kërkesat kyçe të tij. Irani deklaron se dukë qenë se është Amerika ajo që ka shkelur marrëveshjen bërthamore, ajo duhet të heqë sanksionet dhe veprimet e saj duhet të verifikohen nga ana e Iranit.

Tags