Ngarkesa të reja të vaksinave nga Japonia dhe Kina drejt Iranit
Zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit ka njoftuar për vazhdimin e importit të vaksinës kundër virusit Korona në Iran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit, në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Me përpjekjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në ditët e ardhshme ngarkesa të reja me vaksina që kanë marrë licencën për përdorim në Iran, nga Japonia dhe Kina do të dërgohen në Iran”.
Njëkohësisht me lëshimin e licencës për përdorim për dy vaksina iraniane me emra Cov Iran Barakat dhe PastoCovac dhe prodhimin e përbashkët të vaksinës Sputnik V, Iran po importon edhe vaksina nga vendet e tjera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, vaksinimi i qytetarëve në Iran pritet të përfundojë deri në marsin e vitit të ardhshëm.