Eksportet iraniane të naftës filluan nga terminali Jask
Plani kombëtar dhe strategjik për transferimin e naftës së papërpunuar në Jask u realizua me përfitimin maksimal nga potenciali i kompanive iraniane dhe eksporti i naftës iraniane nga terminali Jask për herë të parë u bë operacional.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios; Ministri i Naftës tha: Tubacioni i transferimit të naftës nga Goreh në Jask është tubacioni më i shpejtë iranian që është ndërtuar deri më sot. Bijan Namdar Zanganeh në ceremoninë e shfrytëzimit të planeve të Ministrisë së Naftës ku me video konferencë ishte i pranishëm edhe presidenti shtoi: "Ky plan, faza e parë e të cilit u vu në veprim, ishte një manifestim i thyerjes së sanksioneve dhe mbështetjes në fuqinë e brendshme ". Duke deklaruar se sot është një ditë historike në industrinë iraniane të naftës, ai tha: "Për herë të parë në historinë më shumë se 110-vjeçare të industrisë iraniane të naftës, operacionet e eksportit të naftës bruto filluan nga brigjet Makran në Detin Oman." Zbatimi i projektit të transferimit të naftës bruto në Jask me një kredi të aprovuar prej rreth 2 miliardë dollarë me qëllim krijimin e një kapaciteti ditor për transferimin e një milion fuçi naftë bruto dhe ruajtjen dhe eksportimin e tij përmes terminalit të ri Jask dhe krijimin e vendeve të reja të punës në brigjet Makran, bënë të mundur ngritjen e kapacitetit me mbi 300,000 fuçi në ditë dhe ky kapacitet në të ardhmen e afërt gradualisht do të arrijë në një milion fuçi në ditë.