Sportistja iraniane kalon në çerekfinale në Lojërat Olimpike të Tokios
(last modified Fri, 23 Jul 2021 06:09:52 GMT )
Korrik 23, 2021 08:09 Europe/Tirane
  • Sportistja iraniane kalon në çerekfinale në Lojërat Olimpike të Tokios

Sportistja iraniane përfundoi e treta në fazën e grupeve të vozitjes në Lojërat Olimpike të Tokios dhe kaloi në çerekfinale.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Iran Press, "Nazanin Molaei" si përfaqësuesja e parë iraniane në Lojërat Olimpike të Tokios këtë mëngjes (e premte) voziti në fazën e grupeve për teke të femrave dhe përfundoi e treta në grupin e saj.  Molaei garoi me pesë vozitës të tjerë nga Bjellorusia, Shtetet e Bashkuara, Paraguai, Sudani dhe Nigeria dhe përfundoi garën në 7 minuta e 59 sekonda.  Vozitësit amerikanë, bjellorusë dhe iranianë përfunduan respektivisht nga i pari në të tretin dhe kaluan në çerekfinale. Çerekfinalet e vozitjes për femra do të zhvillohen të hënën. Vozitësit amerikanë dhe bjellorusë dolën të parët dhe të dytët. Në raundin kualifikues të vozitjes për 2,000 metra të femrave, tre më të mirët në secilin grup kalojnë në raundin tjetër dhe sportistët garojnë përsëri. Olimpiku i 32-të i Tokios do të mbahet nga 23 deri më 29 korrik. Karvani i sportistëve iranian me 66 atletë është i pranishëm në raund të garave olimpike.

Tags