Iran, 210 persona humbin jetën nga virusi Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.645.654 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 210 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 88.273 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 21.814 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.645.654 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 210 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 88.273 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 3.220.445 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 4.696 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 25.400.499 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 7.446.510 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 2.353.976 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 9.800.486 persona.