Xhavad Faorughi befason në Lojërat Olimpike Tokio 2020
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111810-xhavad_faorughi_befason_në_lojërat_olimpike_tokio_2020
Anëtari i ekipit kombëtar të Iranit në qitje zuri vendin e parë në qitje me pistoletë ajri në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe mori medaljen e parë floriri në Lojërat Olimpike në historinë e kësaj dege sportive të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2021 12:09 Europe/Tirane
  • Xhavad Faorughi befason në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Anëtari i ekipit kombëtar të Iranit në qitje zuri vendin e parë në qitje me pistoletë ajri në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe mori medaljen e parë floriri në Lojërat Olimpike në historinë e kësaj dege sportive të Iranit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Xhavad Faorughi sot i vetmi përfaqësues i Iranit në finale të degës sportive të qitjes me pistoletë ajri në grupin e meshkujve në Lojërat Olimpike Tokio 2020, krijoi një befasi të madhe dhe fitoi medaljen e floririt dhe në këtë mënyrë medalja e parë e floririt për Iranin në Lojërat Olimpike në historinë e qitjes u regjistrua me emrin e tij.

Kjo është medalja e parë në Lojërat Olimpike në historinë e sportit të qitjes së Iranit që fitoi Xhavad Forughi.

Xhavad Forughi më parë në fazën eliminatore duke fituar 580/28 pikë  u pozicionua në vendin e pestë dhe u kualifikua për finale.

Në finalen e kësaj dege sportive morën pjesë përfaqësuesit e Iranit, Indisë, Kinës, Gjermanisë, Ukrainës, Koresë dhe Serbisë. Përfaqësuesi i Serbisë mori medaljen e argjend dhe përfaqësuesi i Kinës mori medaljen e bronzit.