Ekipi iranian në tekwando fiton medaljen e argjendit në garat testuese
Ekipi i përbashkët i Iranit në tekwando ka pësuar humbje përball ekipit të Kinës dhe zuri vendin e dytë në garat e tekwandos në formën testuese të garave të ekipeve në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Ekipi i tekwandos së Iranit me përbërjen e Amir Muhamed Bakhshi, Erfan Nazemi, Kimia Hemeti dhe Malika Mir Husejni në ndeshjen finale të garave të ekipeve në tekwando që u zhvilluan në mënyrë testuese në Lojërat Olimpike Tokio 2020, u vendos përball Kinës dhe pësoi humbje me rezultatin 22-41 dhe në këtë mënyrë zuri vendin e dytë dhe mori medaljen e argjendit. Ekipi i Iranit në tekwando më parë kishte mposhtur ekipin e Japonisë me rezultat 52-31 dhe ishte kualifikuar në ndeshjen finale të këtyre garave.