Arrin ngarkesa e dytë e vaksinave nga Japonia në Iran
(last modified Fri, 30 Jul 2021 04:52:36 GMT )
Korrik 30, 2021 06:52 Europe/Tirane
  • Arrin ngarkesa e dytë e vaksinave nga Japonia në Iran

Ngarkesa e dytë e vaksinave AstraZeneca nga Japonia sot në mëngjes ka arritur në Iran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo ngarkesë përmban 1.300.098 doza vaksine kundër virusit Korona dhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, sot ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Imam Khomejni (ra)” të Iranit.

Ngarkesa e parë me vaksina të dhuruara nga qeveria dhe populli i Japonisë kishte arritur të premten e kaluar në Iran që përmbante mbi një milionë doza vaksinë AstraZeneca të prodhuar në Japoni. Sipas koordinimeve të bëra, Japoni do të dërgojë gjithesej 3 milionë doza vaksine në Iran. Kjo sasi e vaksinave është pjesë e 11 miliona dozave të vaksinës së dhuruar nga Tokio për vendet e ndryshme të botës që është prezantuar në kuadër të programit COVAX.

 

Tags