Iran, 286 persona humbin jetën nga virusi Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.871.007 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 286 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 90.630 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 19.846 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.871.007 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 286 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 90.630 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 3.367.921 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.455 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 25.917.921 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 9.552.526 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 2.682.311 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 12.239.838 persona.