Gusht 03, 2021 07:16 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshja bërthamore është rezultat i rezistencës së popullit iranian

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka thënë se pala që nuk arriti të realizojë qëllimet e veta në marrëveshjen bërthamore, ishte pala kundërshtare dhe marrëveshja bërthamore është rezultat i rezistencës së popullit të Iranit përball sanksioneve të Oabamas dhe Trump. Prandaj, duhet ruajtur ky sukses dhe nuk duhet humbur me lehtësi.

Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke thënë se për të vështirësuar procesin e vendosjes së sanksioneve, duhet bërë punë të rëndësishme si thithja e më shumë kapitaleve dhe investimeve në vend, deklaroi: “85 miliardë dollarë investime të propozuar për shkak të arsyeve të ndryshme duke përfshirë edhe ndjeshmërinë e brendshme për të mos e bërë vendin të varur nga jashtë që ishin edhe arsye të pranueshme si dhe për shkaqe të jashtme, nuk janë realizuar. Nëse do të realizohej ky investim, atëherë vendosja e sanksioneve ndaj Iranit do të ishte më e vështirë. Një libër në tre vëllime që do të publikohet gjatë ditëve të ardhshme, do të paraqesë vetëm një pjesë të negociatave në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Qeveria e 11-të dhe qeveria e 12-të  tani më ka përfunduar dhe unë kthehem në universitet, mirëpo marrëveshja bërthamore është rezultat i rezistencës së popullit iranian gjatë periudhës së sanksioneve të qeverisë Oabama dhe sanksioneve të periudhës së qeverisë Trump. Duhet çmuar kjo rezistencë dhe nuk duhet humbur me lehtësi”.

 

Tags