Sot zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112348-sot_zhvillohet_ceremonia_e_inaugurimit_të_presidentit_të_republikës_islamike_të_iranit
Ceremonia e inaugurimit të presidenti të ri të Republikës Islamike të Iranit zhvillohet sot (të enjten) në Parlamentin Islamik të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2021 02:10 Europe/Tirane
  • Sot zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit

Ceremonia e inaugurimit të presidenti të ri të Republikës Islamike të Iranit zhvillohet sot (të enjten) në Parlamentin Islamik të Iranit.

Ceremonia e inaugurimit të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Iranit, do të zhvillohet sot (të enjten) duke filluar nga ora 17:00 sipas orës lokale të Teheranit, në sallën e Parlamentit Islamik të Iranit. Në këtë ceremoni, Sejed Ebrahim Raisi do të betohet në Parlament si presidenti i tetë i shtetit të Republikës Islamike të Iranit dhe zyrtarisht do të fillojë punën në Këshillin Ekzekutiv. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 115 funksionarë zyrtar nga 73 vende të ndryshme të botës. Edhe përfaqësues dhe personalitete të dalluara fetare, kulturore dhe shoqërore nga bota islame dhe nga vende të ndryshme të botës janë ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Këtë ngjarje do ta përcjellin mbi 30 media dhe agjencia të lajmeve nga vende të ndryshme të botës.