Ceremonia e betimit të presidenti të ri të Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112370-ceremonia_e_betimit_të_presidenti_të_ri_të_republikës_islamike_të_iranit
Ceremonia e betimit të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të qeverisë së trembëdhjetë të Republikës Islamike të Iranit u zhvillua sot në sallën e Parlamentit Islamik të Iranit me pjesëmarrjen e funksionarëve vendorë dhe të huaj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2021 11:59 Europe/Tirane
  • Ceremonia e betimit të presidenti të ri të Republikës Islamike të Iranit

Ceremonia e betimit të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të qeverisë së trembëdhjetë të Republikës Islamike të Iranit u zhvillua sot në sallën e Parlamentit Islamik të Iranit me pjesëmarrjen e funksionarëve vendorë dhe të huaj.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ceremonia e betimit të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të qeverisë së trembëdhjetë të Republikës Islamike të Iranit u zhvillua sot duke filluar nga ora 17:00 sipas orës lokale të Teheranit me pjesëmarrjen e funksionarëve shtetërorë dhe ushtarakë të Iranit si dhe të mysafirëve të ftuar nga vende të ndryshme të botës.

Kjo ceremoni u hap me fjalën e Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, i cili fjalën e tij tha: “Periudha aktuale është periudhë e punës efikase dhe përgjegjësisë para popullit. Irani ka hyrë në shekullin e ri sipas kalendarit iranian në rrethana kur është trashëgimtar i luftës dhe sakrificës më shumë se një shekullore për pavarësi, liri dhe drejtësi, trashëgimtar i luftës kundër fuqive hegjemoniste dhe më e rëndësishme i luftës për zbatimin e vlerave origjinale iraniane-islame në shoqëri. Imam Khomejni (ra) me udhëheqjen e Revolucionit Islamik ka qëndruar në krye të kësaj lufte dhe me themelimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike, i dhuroi popullit iranian demokracinë fetare dhe pasuesi i tij Ajetullah Khamenei ka forcuar edhe më shumë këtë sistem. Revolucioni Islamik i Iranit u shndërrua në një shembull për botën islame dhe për popujt liridashës të botës. Ky ndryshim dhe zhvillim themelor i bazuar në shkollën ideologjike të Imam Khomejnit (ra) është shoqëruar me mënjanimin e joefikasitetit, luftës serioze kundër korrupsionit dhe kundër elementëve destruktiv si dhe me rezistencën përball presioneve dhe sanksioneve të padrejta të armiqve të jashtëm. Kjo është një periudhë për ringjalljen e vlerave dhe idealeve origjinale të Revolucionit Islamik dhe për të bërë hapa të mëdha në rrugën e Deklaratës së Hapit të Dytë të Revolucionit Islamik për të kaluar rrugën e ndërtimit të vetvetes, shoqërisë dhe civilizimit të ri islam”, theksoi ndër të tjera Muhamed Bagher Ghalibaf.