Betohet Sejed Ebrahim Raisi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112372-betohet_sejed_ebrahim_raisi
Presidenti i trembëdhjetë i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi sot bëri betimin presidencial para deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit dhe mysafirëve të ftuar.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 05, 2021 16:43 Europe/Tirane
  • Betohet Sejed Ebrahim Raisi

Presidenti i trembëdhjetë i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi sot bëri betimin presidencial para deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit dhe mysafirëve të ftuar.  

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të enjten) gjatë betimit të tij presidencial, theksoi: “Si president i shtetit, betohem para Kur’anit të shenjtë dhe para popullit të Iranit, betohem te Zoti i madhëruar se do të ruajë dhe mbroj shkollën fetare zyrtare, do të mbroj sistemin shtetëror të Republikës Islamike dhe Kushtetutën e vendit. Betohem se të gjithë aftësitë dhe autoritetin tim do ta përdor në rrugën e zbatimit të përgjegjësive të cilat i kam marrë përsipër dhe do ta përkushtoj veten në shërbim të qytetarëve dhe për ngritjen e vendit, për përhapjen e fesë dhe moralit, për ta mbrojtur të vërtetën dhe për ta zgjeruar drejtësinë dhe do të largohem nga çfarëdo lloj aritarizmi e diktatorizmi dhe do të mbroj lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat të cilat ka përcaktuar Kushtetuta për qytetarët. Betohem se në mbrojtjen e kufijve dhe pavarësisë politike dhe ekonomike dhe kulturore të vendit nuk do të kursej kurrfarë veprimi dhe duke kërkuar ndihmën e Zotit dhe duke ndjekur rrugën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të imamëve ma’sum (a.s.), do ta mbajë pushtetin të cilin populli iranian më ka besuar ma si amanet të shenjtë, dhe do ta ruaj atë si një besnik i devotshëm dhe sakrifikues për t’ia dorëzuar të zgjedhurit të popullit pas meje!”