Irani hedh poshtë akuzat e pabaza të G7 për sulmin ndaj cisternës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112452-irani_hedh_poshtë_akuzat_e_pabaza_të_g7_për_sulmin_ndaj_cisternës
Irani ka denoncuar një deklaratë të pabazë të lëshuar nga G7, i cili ka akuzuar Iranin për përfshirje në sulmin e javës së kaluar mbi një anije të menaxhuar nga Izraeli në brigjet e Omanit, duke përsëritur angazhimin e Republikës Islamike për të garantuar sigurinë në rajonin strategjik të Gjirit Persik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2021 20:18 Europe/Tirane
  • Irani hedh poshtë akuzat e pabaza të G7 për sulmin ndaj cisternës

Irani ka denoncuar një deklaratë të pabazë të lëshuar nga G7, i cili ka akuzuar Iranin për përfshirje në sulmin e javës së kaluar mbi një anije të menaxhuar nga Izraeli në brigjet e Omanit, duke përsëritur angazhimin e Republikës Islamike për të garantuar sigurinë në rajonin strategjik të Gjirit Persik.

"Ne dënojmë fuqishëm deklaratën e pabazë të ministrave të jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, e cila ka hedhur akuza të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit," tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh. Ai tha se "incidenti" ishte orkestruar vetëm disa ditë para inaugurimit të Presidentit të ri iranian, i cili është një manifestim i transferimit demokratik të pushtetit në Iran. Zëdhënësi iranian theksoi se skenarë të tillë të pabazuar, të cilët shpesh mbështeten nga regjimi izraelit, janë krijuar për të prishur atmosferën, duke shprehur keqardhjen që disa "klientë" që dalin me "përfundime joreale dhe të paarsyeshme" gjithashtu mbështesin pretendime të tilla. Në fakt, tha Khatibzadeh, komplote të tilla që janë krijuar nga regjimi izraelit nuk janë të reja për ekspertët dhe ata që janë të njohur me historinë e këtij rajoni. "Republika Islamike e Iranit është plotësisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e rrugës ujore strategjike të Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit dhe e konsideron atë si pjesë të sigurisë së vet, dhe vazhdon të jetë gati të bashkëpunojë me vendet e rajonit në krijimin dhe garantimin e sigurisë së qëndrueshme kolektive në rajon, "shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Said Khatibzadeh theksoi se Irani "nuk do të hezitojë aspak për të mbrojtur të drejtat e tij sovrane në këtë rajon".