Lideri Suprem përgëzon medalistët iranianë në Lojërat Olimpike të Tokios
Gusht 07, 2021 20:18 Europe/Tirane
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei në një mesazh të Shtunën vlerësoi dhe falënderoi sportistët iranianë që fituan medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në mesazhin e tij, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik vlerësoi medalistët olimpikë iranianë, të cilët me përpjekjet e tyre i bënë iranianët të lumtur. Irani në Lojërat Olimpike të Tokios fitoi shtatë medalje (3 ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi) në qitje, mundje në stilin e lirë, mundje greko-romake, peshëngritje dhe karate.
Tags