Gharibabadi thekson shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112468-gharibabadi_thekson_shkatërrimin_e_plotë_të_armëve_bërthamore
Ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë në përvjetorin e bombardimeve atomike të Hiroshima dhe Nagasaki në Twitter shkroi: Për të krijuar një botë të sigurt, të gjitha armët bërthamore duhet të shkatërrohen plotësisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2021 03:52 Europe/Tirane
  • Gharibabadi thekson shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore

Ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë në përvjetorin e bombardimeve atomike të Hiroshima dhe Nagasaki në Twitter shkroi: Për të krijuar një botë të sigurt, të gjitha armët bërthamore duhet të shkatërrohen plotësisht.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Kazem Gharibabadi", ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, në një cicërimë shkroi: Më 6 gusht u shënua 76 vjetori i bombardimeve atomike të Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat vranë deri në 226,000 civilë. Gharibabadi më tej shkroi se ky ishte një krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Shtetet e Bashkuara që është vendi i parë që përdori armë bërthamore, vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj bërthamor dhe kërcënon të tjerët me përdorimin e tyre", thuhet në cicërimë. Gharibabadi shtoi: Për të krijuar një botë të sigurt, të gjitha armët bërthamore duhet të shkatërrohen plotësisht. Shtetet e Bashkuara 76 vjet më parë përdorën bombën atomike kundër njerëzimit, duke vrarë të paktën 210,000 njerëz gjatë dy bombardimeve atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki.