Raisi emëron zv/presidentin e parë të Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112486-raisi_emëron_zv_presidentin_e_parë_të_republikës_islamike_të_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një dekreti, ka emëruar Muhamed Mokhbar në postin e zv/presidentin të parë të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Raisi emëron zv/presidentin e parë të Republikës Islamike të Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një dekreti, ka emëruar Muhamed Mokhbar në postin e zv/presidentin të parë të Iranit.

Zyra për informim i presidencës së Iranit të dielën njoftoi se Muhamed Mokhbar është 66 vjeçar dhe ka shkallën e doktoraturës në fushën e të drejtave ndërkombëtare. Ai deri më tani ka qenë kryetar i Shtabit për Zbatimin e Urdhrit të Imam Khomejnit (ra) në bazë të një dekreti 14 vite më parë të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Muhamed Mokhbar ka lindur në qytetin Dezful në provincën Khuzestan dhe ka një eksperiencë të madhe në veprimtarinë revolucionare si dhe eksperiencë të lartë në administrimin institucional pas Revolucionit Islamik të Iranit.

Muhamed Mokhbar gjatë periudhës së luftës ka qenë përgjegjës i sektorit për mirëqenie dh shëndetësi të Gardës Revolucionare në qytetin Dezful, ka qenë drejtor ekzekutiv i telekomunikacionit në Dezful, ka qenë zv/kryetar i provincës Khuzestan, përgjegjës i sektorit tregtar të Fondacionit për Ndihma ndaj të Varfërve dhe që nga viti 2007 e deri më tani ka shërbyer në postin e kryetarit të Shtabit për Zbatimin e Urdhrit të Imam Khomejnit (ra).

Ai gjatë periudhës së drejtimit të Shtabit për Zbatimin e Urdhrit të Imam Khomejnit (ra) ka themeluar Fondacionin Barakat, Fondacionin e Bamirësisë, Institutin me Bazë Shkencore Barakat, grupin për zhvillim ekonomik “Tadbir”, bazën për luftë kundër varfrisë dhe për zhvillimin e rajoneve të varfëra si dhe ka drejtuar projektin për prodhimin e vaksinës së parë iraniane Cov Iran Barakat kundër virusit Korona.

Ajetullah Raisi, presidenti i Iranit, sot gjithashtu me anë të një dekreti ka emëruar Gholamhusejn Ismaili, ish-zëdhënësin e Sistemit Gjyqësor, shef të zyrës presidenciale të tij.