Zjarri në rafinerinë “Kharek” vihet nën kontroll
Zyra për informim e rafinerisë dhe fabrikës së petrokimisë Kharek në provincën Busheher të Iranit deklaroi: “Zjarri që shpërtheu në një prej depove të fabrikës së petrokimisë në ishullin Kharek, është vendosur nën kontroll dhe për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima në njerëz dhe ekipet e zjarrfikësve janë duke kryer operacionet për ftohjen e depos”.
Muhamedali Kazempur, shefi i kësaj zyre, ka shtuar: “Rreth orës dy në mesnatë ka shpërthyer një zjarr i cili ka përfshirë depon e gazolinës në fabrikën e petrokimisë në Kharek që menjëherë janë mobilizuar autoritetet përkatëse për administrimin e krizës dhe janë aktivizuar ekipet e zjarrfikësve për ta vendosur nën kontroll zjarrin dhe pas katër orë punë të pandalshme të këtyre ekipeve të zjarrfikësve, zjarri është shuar tërësisht. Nuk ekziston kurrfarë veprimi i qëllimshëm në shpërthimin e zjarrit dhe zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Tani është rikthyer prodhimi i plotë në këtë fabrikë dhe të gjitha njësitë janë në funksion dhe po vazhdon prodhimi i produkteve”.