Gusht 10, 2021 17:00 Europe/Tirane
  • Vaksina “Cov Pars” krijon imunitet 80%

Zëdhënësi i projektit për testimin njerëzor të vaksinës “Cov Pars” të institutit Razi ka njoftuar se kjo vaksinë krijon imunitet 80% kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Husejn Falah Mehrabadi, zëdhënësi i projektit për testimin njerëzor të vaksinës “Cov Pars” të Institutit Razi të Iranit, deklaroi: “Raporti i fazës së dytë të testimit dy javë më parë është dërguar në Organizatën e Ushqimit dhe Medikamenteve të Iranit dhe jemi duke pritur deklarimin e metodave të testimit për fazën e tretë në mënyrë që të fillojmë edhe fazën e tretë. Në bazë të programeve që kemi bërë, që nga java e fundit e muajit gusht do të fillojmë fazën e tretë të testimit njerëzor të vaksinës Cov Pars. Në fillim faza e tretë e testimit të kësaj vaksine do të zhvillohet në provincat Teherand he Alborz, por në rast të marrjes së pëlqimit nga ana e Organizatës për Ushqime dhe Medikamente të Iranit, kjo fazë e testimit do të zhvillohet edhe në provincat e tjera. Gjatë zhvillimit të fazës së dytë nuk është raportuar ndonjë pasojë te personat mbi të cilët është zhvilluar ky testim dhe rezultatet e kësaj faze kanë qenë shumë të mira. Sa i përket prodhimit në sasi të mëdha të kësaj vaksine, ne kemi filluar prodhimin në sasi të mëdha dhe muajin e kaluar kemi prodhuar 400 mijë doza dhe pasi kanë kaluar kontrollin e cilësisë, ato janë regjistruar në sistemin e Organizatës për Ushqime dhe Medikamente të Iranit ndërsa që nga muaji shtator do të rrisim prodhimin e kësaj vaksine deri në një milion dozë në muaj”.

Tags