Gusht 10, 2021 17:09 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Irakut

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Irakut janë takuar dhe kanë biseduar në Teheran.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Fuad Husejn, ministri i punëve të jashtme të Irakut, ditën e martë ka arritur në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta iraniane dhe në fillim ai u takua dhe ka biseduar me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit. Në këtë takim janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas disa burimeve, ministri i punëve të jashtme të Irakut gjatë vizitës në Teheran do t’ia dorëzojë autoriteteve iraniane edhe një ftesë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Bagdadit. Gjatë ditëve të fundit disa media arabe kanë deklaruar se pritet që Iraku të ftojë presidentin e ri të Republikës Islamike të Iranit për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Bagdadit.

Vlen të theksohet se konferenca ndërkombëtare e Bagdadit do të zhvillohet në fund të këtij muaji me pjesëmarrjen e disa shteteve rajonale dhe perëndimore.

Tags