Presidenti iranian takohet me Ministrin e Jashtëm irakian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112622-presidenti_iranian_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_irakian
Gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Irakut, Presidenti i Iranit theksoi ndërveprimin dhe bashkëpunimin e vendeve në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2021 15:21 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian takohet me Ministrin e Jashtëm irakian

Gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Irakut, Presidenti i Iranit theksoi ndërveprimin dhe bashkëpunimin e vendeve në rajon.

"Ndërveprimi dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit pa ndërhyrjen e të huajve është kushti kryesor për vendosjen e sigurisë së qëndrueshme në rajon," tha Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, në një takim të martën në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Irakut Fuad Husein. Raisi shtoi: "Propozimi i Bagdadit për një takim të vendeve fqinje të Irakut është një veprim i bekuar." Ai tha se Republika Islamike e Iranit ka qenë gjithmonë e shqetësuar për problemet e Irakut dhe pret që ato të zgjidhen sa më shpejt. Ministri i Jashtëm irakian Fuad Husein u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali Shamkhani. Ministri i Jashtëm irakian mbërriti sot në Teheran për t'u takuar me zyrtarët e lartë iranianë për të diskutuar mbi zgjerimin e lidhjeve dypalëshe, përveç çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.