31 ngarkesa me serum dhe medikamente arrin në Teheran
(last modified Thu, 12 Aug 2021 12:34:41 GMT )
Gusht 12, 2021 14:34 Europe/Tirane
  • 31 ngarkesa me serum dhe medikamente arrin në Teheran

Autoritetet e doganës së Republikës Islamike të Iranit kanë njoftuar për arritjen e 31 ngarkesave me serum dhe medikamente në Teheran.

Mehrdad Xhamal Orunghi, përgjegjës për çështje teknike në doganën e Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, ka thënë: “Këto ngarkesa me serum dhe medikamente janë siguruar nga Turqia ditën e martë dhe të mërkurën kanë hyrë në Iran nëpërmjet pikës kufitare Bazargan dhe i janë dorëzuar doganës në Teheran”.

Ai shtoi: “Sot në orët e para të mëngjesit, përveç 1.110.000 dozave të vaksinës kineze kundër Koronas, kanë arritur edhe 500 mijë doza të tjera të vaksinës në aeroportin “Imam Khomejni (ra)” dhe i janë dorëzuar autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit”.