General Salami: Nuk kemi shqetësime të sigurisë në kufijtë e vendit
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje faktin se kufijtë e Iranit janë në siguri të plotë dhe tha se forcat e armatosura të Iranit kanë kontroll të plotë mbi kufijtë e vendit dhe garantojnë sigurinë e plotë.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, ditën e premte gjatë vizitës që zhvilloi në qendrat e vaksinimit në periferi të qytetit Mashhad në provincën Khorasani Razavi në verilindje të Iranit, deklaroi: “Vendosja e pandemisë së virusit Korona nën kontroll është e mundur vetëm me përpjekjet e autoriteteve përgjegjëse dhe me bashkëpunimin e qytetarëve duke respektuar protokollet shëndetësore. Qytetarët duhet të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë e vet dhe secili prej tyre është përgjegjës në luftën kundër përhapjes së pandemisë së virusit Korona”.
Gjeneral Husejn Salami gjithashtu edhe ditën e enjte në një takim të përbashkët me Sa’id Namaki, ministrin e shëndetësisë së Iranit dhe me gjeneral Gholamreza Sulejmani, komandantin e forcave vullnetare, ka thënë: “Duhet të ndërmarrim masa të reja përsëri dhe të fillojmë që nga fillimi për t’u përballur me virusin Korona në nivel kombëtare me bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Populli iranian aktualisht po kalon një prej krizave më të mëdha dhe për këtë arsye kemi nevojë për punë të zellshme dhe revolucionare kundër përhapjes së virusit Korona”.