Gusht 14, 2021 12:02 Europe/Tirane
  • Erakçi: Zhantazhi i Britanisë ndaj Iranit nuk do të ndodhë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se Britania po bënë përpjekje të shantazhojë Iranin për të mos paguar borxhet që i ka Iranit dhe që po i mbanë në mënyrë të paligjshme për më shumë se 40 vjet.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një mesazh në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të Boris Johnson, kryeministrit të Britanisë dhe ka shkruar: "Britania po bënë përpjekje ta shantazhojë Iranin në pagimin e borxheve të veta ndaj Iranit të cilat i ka mbajtur në mënyrë të paligjshme për më shumë se 40 vite, mirëpo Irani nuk do të shantazhohet kurrë. Nga pikëpamja e Iranit, marrëveshja akoma ekziston. Tani ka ardhur koha që Britania të bëjë një veprim të drejtë dhe të mos lejojë Amerikën që ta prishë këtë shkëmbim njerëzor".

Vlen të theksohet se kryeministri i Britanisë me anë të një mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, duke pretenduar se arrestimi i Anushe Ashuri, shtetas iranian-britanik, ishte bërë në mënyrë të gabuar nga autoritetet iraniane me akuzë të spiunazhit, ka kërkuar lirimin e tij dhe të të burgosurve të tjerë me dy shtetësi iraniane-britanike në Iran dhe kthimin e tyre në shtëpitë e veta.

Tags