Ushtria iraniane në gatishmëri të plotë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113286-ushtria_iraniane_në_gatishmëri_të_plotë
Komandanti i Ushtrisë iraniane në qarkun veriperëndimor, gjeneral brigade Ali Haxhilu tha të martën se sot ushtria e Republikës Islamike të Iranit është në gatishmërinë e saj të plotë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 24, 2021 16:20 Europe/Tirane
  • Ushtria iraniane në gatishmëri të plotë

Komandanti i Ushtrisë iraniane në qarkun veriperëndimor, gjeneral brigade Ali Haxhilu tha të martën se sot ushtria e Republikës Islamike të Iranit është në gatishmërinë e saj të plotë.

Duke iu referuar përparimit të forcave të armatosura në sektorin mbrojtës, gjeneral brigade Ali Haxhilu tha se ushtria e Iranit ka bërë një zhvillim të rëndësishëm në të gjitha fushat, përfshirë strukturën organizative, njohuritë ushtarake dhe prodhimin e të gjitha llojeve të pajisjeve të nevojshme, gjë që ka befasuar edhe armiqtë të sistemit islamik. Duke vënë në dukje se armiqtë e Republikës Islamike të Iranit kanë vënë në shënjestër identitetin e kombeve për të arritur qëllimet e tyre të liga, ai deklaroi se armiqtë nuk do t'i arrijnë kurrë qëllimet e tyre. Gjeneral brigade Ali Haxhilu vuri në dukje se sot Ushtria e Republikës Islamike të Iranit është në gatishmërinë e saj të plotë, duke shtuar se nëse armiku bën një lëvizje sado të vogël, Ushtria do të përgjigjet fuqishëm.