Takimi i parë i kabinetit të ri të qeverisë së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113380-takimi_i_parë_i_kabinetit_të_ri_të_qeverisë_së_iranit
Në takimin e parë të kabinetit të tij, Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se administrata e tij ishte e vendosur për të mbështetur drejtësinë e cila ilustrohet më së miri në praktikimin e ligjit, duke theksuar se luftimi i pandemisë së COVID-19, frenimi i inflacionit dhe përmirësimi i jetesës së njerëzve janë prioritetet më të larta për qeverinë e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Takimi i parë i kabinetit të ri të qeverisë së Iranit

Në takimin e parë të kabinetit të tij, Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se administrata e tij ishte e vendosur për të mbështetur drejtësinë e cila ilustrohet më së miri në praktikimin e ligjit, duke theksuar se luftimi i pandemisë së COVID-19, frenimi i inflacionit dhe përmirësimi i jetesës së njerëzve janë prioritetet më të larta për qeverinë e tij.

Një ditë pasi pothuajse të gjithë ministrat e tij të propozuar u miratuan në Parlament, Presidenti Raisi thirri takimin e parë të kabinetit për të prezantuar planet e tij. Raisi falënderoi të gjithë zyrtarët dhe autoritetet që u shërbyen njerëzve gjatë mbi 40 viteve nga Revolucioni Islamik, duke nënvizuar se situata, megjithatë, nuk është ajo që iranianët meritojnë. Ai u bëri thirrje ministrave të tij që të përqendrojnë të gjithë përpjekjen dhe kohën e tyre për të kompensuar sektorët që mbeten prapa, në mënyrë që njerëzit të ndiejnë përparim dhe drejtësi. Presidenti gjithashtu vuri theksin në luftimin e korrupsionit dhe krimet ekonomike si një nga premtimet e tij më të rëndësishme, duke u kërkuar ministrave të tij të mbyllnin rrugët përmes të cilave ndodh korrupsioni në fusha të ndryshme, veçanërisht kur qeveria i jep avantazh sektorit privat. Ai gjithashtu ngarkoi Ministrin e tij të Rrugëve dhe Zhvillimit Urban që të bëjë çmos për të përmbushur premtimin për ndërtimin e 1.000.000 shtëpive çdo vit.