5 milionë doza të vaksinës Korona mbërritën në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113800-5_milionë_doza_të_vaksinës_korona_mbërritën_në_iran
Kreu i Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane njoftoi mbërritjen e 5 milion dozave të vaksinës kundër koronës në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 05, 2021 04:33 Europe/Tirane
  • 5 milionë doza të vaksinës Korona mbërritën në Iran

Kreu i Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane njoftoi mbërritjen e 5 milion dozave të vaksinës kundër koronës në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Karim Hemmati", kreu i Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, njoftoi:  Dërgesa e 18 -të e vaksinës Korona e përgatitur nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe që përmban 5 milionë doza vaksine iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë sot, në Aeroportin Imam Khomeini(ra).  Kreu i Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane njoftoi ardhjen e ngarkesës më të madhe të vaksinës kundër koronës të përgatitur nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe dhe shtoi: Në përgjithësi, që pesë muaj më parë kjo shoqëri ka importuar 25 milionë e 390 mijë doza vaksinë në vend.  Karim Hemmati njoftoi se importi i 5 milion dozave të vaksinës në Iran do të vazhdojë dhe tha:  Me theksimin e Presidentit të Iranit, Seyyed Ibrahim Raisi, ne do ta vazhdojmë këtë proces edhe më shpejt për furnizimin me 40 milionë doza të tjera të vaksinës.