Irani i shqetësuar për përhapjen e terrorizmit në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113954-irani_i_shqetësuar_për_përhapjen_e_terrorizmit_në_afganistan
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian ka thënë se Irani ishte seriozisht i shqetësuar për përhapjen e terrorizmit në Afganistan, duke shprehur gatishmërinë për të lehtësuar bisedimet ndër-afgane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Irani i shqetësuar për përhapjen e terrorizmit në Afganistan

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian ka thënë se Irani ishte seriozisht i shqetësuar për përhapjen e terrorizmit në Afganistan, duke shprehur gatishmërinë për të lehtësuar bisedimet ndër-afgane.

Në takimin e parë të ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit mbi çështjen afgane, i cili u mbajt të enjten përmes lidhjes video, Amir Abdollahian tha se ai shpresonte që fqinjët e Afganistanit do të përkrahin në unison krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan, që do të luftojë kundër trafikut të drogës dhe do lejojë që ndihma humanitare të arrijë brenda Afganistanit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të pritur personalisht edicionin e ardhshëm të takimit në Teheran dhe tha se Republika Islamike e Iranit po ndiqte formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan, duke u bërë thirrje talebanëve të përmbushnin premtimet e tyre. Diplomati më i lartë iranian akuzoi SHBA -në se ishte përgjegjëse për dy dekadat e kaosit në Afganistan dhe nënvizoi se Uashingtoni duhet të mbajë përgjegjësi para popullit afgan dhe opinionit publik botëror se pse trafikimi i drogës u shumëfishua dhe terrorizmi u rrit gjatë pranisë së tyre në Afganistan. Ai gjithashtu iu referua pritjes nga Irani të katër milionë refugjatëve afganë dhe planit të tij për të administruar vaksinën kundër COVID-19 për shtetasit afganë në Iran. Irani është gati të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për çuar përpara bisedimet ndër-afgane, theksoi Amir Abdollahian. Ai u bëri thirrje vendeve fqinje të Afganistanit të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të zhvillojnë një mekanizëm për të zbutur shqetësimet mbi përhapjen e terrorizmit që do të dëmtonte të gjitha këto vende. Ministri i Jashtëm i Iranit tha gjithashtu se takimi duhet të përcjellë një mesazh për popullin afgan, të ndihmonte në krijimin e një Afganistani të sigurt dhe të qëndrueshëm që ecën në rrugën drejt zhvillimit dhe formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.