Presidenti Raisi përshëndet masat anti-COVID19 në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114016-presidenti_raisi_përshëndet_masat_anti_covid19_në_iran
Presidenti iranian Ebrahim Raisi përshëndeti masat e marra në përputhje me luftimin e COVID19 dhe shpresoi që vaksinimi të arrinte rekordin 2 milionë njerëz në ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi përshëndet masat anti-COVID19 në Iran

Presidenti iranian Ebrahim Raisi përshëndeti masat e marra në përputhje me luftimin e COVID19 dhe shpresoi që vaksinimi të arrinte rekordin 2 milionë njerëz në ditë.

Duke iu drejtuar të Shtunën takimit të Shtabit kombëtar të luftës kundër pandemisë së COVID19, Raisi iu referua zhvillimeve në linjat e prodhimit masiv të vaksinave Barekat dhe Razi. Ai gjithashtu vuri në dukje importin e 50 milion dozave të vaksinës duke thënë se kjo do të sjellë qetësi dhe do të largojë shqetësimet e njerëzve. Ai vuri në dukje se plani i monitorimit dhe vaksinimi do të hapin rrugën për hapjen e shkollave dhe qendrave arsimore. Më tej në fjalën e tij, Presidenti iranian iu referua ceremonive të Arbainit, duke thënë se janë duke u zhvilluar negociata me Irakun për mbajtjen e këtyre ceremonive në mënyrën më të mirë të mundshme.