Presidenti Raisi: Irani mbështet multilateralizmin për të përballur sfidat rajonale dhe globale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114218-presidenti_raisi_irani_mbështet_multilateralizmin_për_të_përballur_sfidat_rajonale_dhe_globale
Presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se politika e jashtme e Iranit ka qenë gjithmonë e bazuar në mbështetjen e multilateralizmit dhe pjesëmarrjen aktive në organizatat ndërkombëtare duke luajtur një rol konstruktiv në përballimin e sfidave rajonale dhe globale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2021 15:49 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Irani mbështet multilateralizmin për të përballur sfidat rajonale dhe globale

Presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se politika e jashtme e Iranit ka qenë gjithmonë e bazuar në mbështetjen e multilateralizmit dhe pjesëmarrjen aktive në organizatat ndërkombëtare duke luajtur një rol konstruktiv në përballimin e sfidave rajonale dhe globale.

Raisi i bëri këto komente të premten, në një fjalim në Samitin e 21 -të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, pasi aleanca politike, ekonomike dhe e sigurisë e Euroazisë ra dakord t'i jepte Iranit anëtarësimin e tij të plotë  në këtë organizatë. "Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit është bazuar gjithmonë në pjesëmarrjen aktive në organizatat ndërkombëtare, multilateralizmin dhe kundërshtimin e njëanëshmërisë, bazuar në drejtësi, bashkëpunim, respekt reciprok dhe nevojën për të luajtur një rol konstruktiv në përballimin e sfidave ndërkombëtare dhe rajonale," tha Presidenti iranian. Ai shtoi se bota ka hyrë në një epokë të re ku hegjemonia dhe njëanshmëria janë në rënie. Sistemi ndërkombëtar, tha Presidenti Raisi, po ndryshon drejt polarizimit dhe rishpërndarjes së pushtetit në favor të vendeve të pavarura. Ai theksoi se sfidat si terrorizmi, ekstremizmi dhe separatizmi aktualisht po paraqesin një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. "Ashtu si në të kaluarën jo shumë të largët, Azia është në qendër të ndryshimeve globale. Ruajtja dhe forcimi i paqes në këtë zonë të gjerë nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe fryma e saj, domethënë besimi i ndërsjellë, interesat e përbashkëta, barazia, konsultimi reciprok, respektimi i diversitetit kulturor dhe zhvillimi i përbashkët janë mjetet kryesore për ruajtjen e paqes në shekullin 21 ", tha Ebrahim Raisi. Raisi më tej theksoi rëndësinë e përmirësimit të përpjekjeve kolektive në nivel ndërkombëtar për të zgjidhur shumë sfida globale. "Sfida e parë është pandemia e koronavirusit, e cila jo vetëm që synon shëndetin e kombeve, por gjithashtu ka pasoja të rëndësishme shoqërore, ekonomike, politike dhe të sigurisë." Ai përshëndeti përpjekjet e bëra nga anëtarët e SCO, veçanërisht Kina, Rusia dhe India, për të ndihmuar vaksinimin global, dhe tha se çdo ndërprerje në procesin e ndihmës ndaj shëndetit të njerëzve nën pretekstin e sanksioneve është kundër parimeve të të drejtave të njeriut dhe përbën një krim kundër njerëzimit. Presidenti iranian paralajmëroi se sanksionet e njëanshme nuk janë të kufizuara në një vend, por siç është bërë e qartë vitet e fundit, ato përfshijnë më shumë vende të pavarura, veçanërisht vendet anëtare të SCO-së. Ai vuri në dukje se pasiguria pengon zhvillimin dhe terrorizmi pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike. "Me një histori prej më shumë se 40 vjetësh të konfrontimit dhe luftës së pamëshirshme kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, Republika Islamike e Iranit ka bërë shërbime të denja për realizimin e paqes dhe drejtësisë në Azinë Perëndimore." Presidenti iranian tha gjithashtu se sigurimi i të drejtave bërthamore paqësore të popullit iranian mund të garantojë interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim. "Asgjë nuk mund të ndalojë aktivitetet paqësore bërthamore të Iranit, të cilat kryhen brenda kuadrit të rregullave ndërkombëtare," shtoi Raisi.