Gjeneral Bagheri paralajmëron grupet terrorist në veri të Irakut
(last modified Sun, 19 Sep 2021 12:50:28 GMT )
Shtator 19, 2021 14:50 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri paralajmëron grupet terrorist në veri të Irakut

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ka paralajmëruar grupet terroriste dhe anti-revolucionare në veri të Irakut për aventurat e tyre të mundshme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, ditën e diele vuri në dukje operacionet e fundit të Gardës Revolucionare të Iranit në veri të Irakut dhe në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe deklaroi: "Autoritetet e këtij rajoni dhe qeveria e Irakut duhet të marrë masa kundër këtyre grupeve terroriste.

Gjeneral Bagheri duke paralajmëruar gjithashtu amerikanët për tërheqjen e bazave të tyre nga ky rajon, deklaroi: "Operacionet tona kundër grupeve terroriste do të vazhdojnë dhe ne nuk tolerojmë kurrfarë veprime djallëzore në këto kufi. Veprimet kundër këtyre grupeve terroriste është e drejt e jona legjitime dhe kjo e drejtë është konfirmuar në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara".