Irani thekson dialogun ndërrajonal
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114424-irani_thekson_dialogun_ndërrajonal
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani gjithnjë thekson zhvillimin e dialogut ndërrajonal.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2021 11:54 Europe/Tirane
  • Irani thekson dialogun ndërrajonal

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani gjithnjë thekson zhvillimin e dialogut ndërrajonal.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë në kuadër të takimit shumëpalësh të Bagdadit që u zhvillua gjatë punimeve të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork, deklaroi: "Për krijimin e stabilitetit dhe vendosjen e sigurisë, rajoni ka nevojë për ndërmarrjen e masave të sigurisë duke u bazuar në potencialet e brendshme dhe rajonale, sepse prania dhe ndërhyrja e faktorëve të jashtëm në çfarëdo forme që të jetë, është në kundërshtim me qëllimet e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në kundërshtim me pavarësinë dhe sovranitetin e vendeve të rajonit.  Republika Islamike të Iranit e vlerëson organizimin e samitit të Bagdadit si një iniciativë të rëndësishëm për të mbështetur paqen dhe progresin në rajon dhe shpreson të krijohet një atmosferë e përshtatshme për bashkëpunimet rajonale, sidomos në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve. Prioritet i qeverisë së re të Republikës Islamike të Iranit është forcimi dhe zgjerimin i marrëdhënieve me vendet fqinjë dhe me vendet e rajonit dhe shpresoj se takime të tilla do të hapin një kapitull të ri për bashkëpunim dhe partneritetin e vendeve të rajonit për paqe dhe siguri".  

Në fund të këtij takimi u lëshua edhe një deklaratë në të cilën pjesëmarrësit kanë deklaruar edhe një herë mbështetjen e tyre ndaj qeverisë dhe popullit të Irakut, rindërtimin e këtij vendi si dhe ndaj veprimeve dhe iniciativave të qeverisë irakiane për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit.