Amir Abdulahjan: Sanksionet e padrejta të Amerikës, veprim kundër njerëzimit
(last modified Thu, 23 Sep 2021 12:49:06 GMT )
Shtator 23, 2021 14:49 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Sanksionet e padrejta të Amerikës, veprim kundër njerëzimit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në takim me kryetarin e Organizatës Botërore të Kryqit të Kuq, ka kritikuar ashpër sanksionet e padrejta të Amerikës dhe i ka quajtur ato veprim kundër njerëzimit.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, dje (të mërkurën) është takuar me Peter Maurer, shefi i Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, ku ka kritikuar ashpër heshtjen e organizatave dhe të institucioneve për të drejta të njeriut ndaj sanksioneve të padrejta të Amerikës dhe ka thënë: “Sanksionet e padrejta të Amerikës janë një veprim kundër njerëzimit dhe një terrorizëm i hapur kundër popullit të Iranit, prandaj ato duhet të kundërshtohen nga të gjithë”.

Amir Abdulahjan gjithashtu ka vlerësuar veprimet dhe ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq për të zbuluar të zhdukurit e luftës imponuese në territorin e Irakut dhe gjithashtu ndihmat edhe pse të kufizuara, por të çmuara të kësaj organizate ndaj Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit në përballje me pandeminë e virusit Korona.

Amir Abdulahjan vuri në dukje situatën e vështirë humanitare në Afganistan dhe ka shpjeguar programin dhe përpjekjet e pandërprera të personelit të përfaqësive të Republikës Islamike të Iranit në Afganistan si dhe të organizatave përkatëse brenda në Iran që po punojnë për të ndihmuar të shpërngulurit dhe refugjatët afganë gjatë javëve të fundit dhe shtoi: “Ne kemi bërë përpjekje që në mesin e përhapjes së pandemisë së virusit Korona dhe pavarësisht të gjitha presioneve me të cilat po përballet shoqëria e Iranit gjatë kësaj kohe, edhe refugjatët afganë të përfshihen në programin e vaksinimit, mirëpo në këtë drejtim ekziston nevoja për ndihma urgjente ndërkombëtare”.

Shefi i Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq duke vlerësuar lartë bashkëpunimet e afërta të Republikës Islamike të Iranit gjatë viteve të kaluara si dhe strehimin në mënyrë bujare të refugjatëve afganë në Iran, vuri në dukje ndihmat e ofruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për Afganistanit pavarësisht zhvillimeve politike në atë vend dhe tha se kjo organizatë ka qenë një prej organizatave ndihmuese më të rëndësishme në Afganistan e cila ka dërguar shumë ndihma ndërkombëtare në Afganistan.

Tags