Në Iran filloi viti i ri shkollor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114570-në_iran_filloi_viti_i_ri_shkollor
Sot, gjatë një ceremonie në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në një shkollë në qytetin Rej në jug të Teheranit, në Iran filloi viti i ri shkollorë për rreth 16 milionë nxënës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2021 09:18 Europe/Tirane
  • Në Iran filloi viti i ri shkollor

Sot, gjatë një ceremonie në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në një shkollë në qytetin Rej në jug të Teheranit, në Iran filloi viti i ri shkollorë për rreth 16 milionë nxënës.

Agjencia e lajmeve Iran Pres njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, mori pjesë në një ceremoni në një shkollë në qytetin Rej në jug të Teheranit dhe në mesin e nxënësve, i ra ziles së parë për fillimin e vitit të ri shkollor.  

Gholamhusejn Esmaili, shefi i zyrës presidenciale, Alireza Kazemi, ushtrues i detyrës së ministrit për arsim dhe edukim, ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Disa anëtarë të Qeverisë së Iranit sot gjithashtu kanë marrë pjesë në ceremoni që u zhvilluan nëpër shkolla të ndryshme duke filluar kështu vitin e ri shkollor në Iran.