400 mijë qytetarë të huaj me qëndrim në Iran janë vaksinuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114582-400_mijë_qytetarë_të_huaj_me_qëndrim_në_iran_janë_vaksinuar
Shefi i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit deklaroi se 400 mijë qytetarë të huaj me qëndrim në Iran janë vaksinuar gjatë ditëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2021 09:59 Europe/Tirane
  • 400 mijë qytetarë të huaj me qëndrim në Iran janë vaksinuar

Shefi i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit deklaroi se 400 mijë qytetarë të huaj me qëndrim në Iran janë vaksinuar gjatë ditëve të kaluara.

Kerim Hemati ditën e shtunë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: “Në çështjen e vaksinimit kundër virusit Korona, edhe shtetasit e huaj me qëndrim në Iran ashtu sikur qytetarët e tjerë në Iran, kanë marrë vaksinën kundër virusit Korona dhe sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë vaksinuar 400 mijë shtetas të huaj me qëndrim në Iran. Është vendosur që me qëllim të vaksinimit të personave që janë shtetas të huaj, të lëshohet një kartë identiteti e përkohshme që për këtë qëllim Federata Ndërkombëtare ka ndarë fonde të caktuara. Në këtë drejtim janë ndërmarrë masa të mira dhe Gjysmëhëna e Kuqe është duke e ndjekur çështjen, për arsye se vaksinimi i vetëm të një grupi të qytetarëve nuk është i mjaftueshëm dhe të gjithë qytetarët në vend duhet të marrin vaksinën kundër virusit Korona. Gjatë ditëve të kaluara është rritur importimi i vaksinave dhe ka arritur në mbi 5 milionë doza në javë dhe gjatë dy muajve të ardhshme presim që të importojmë edhe 60 milionë doza të tjera të vaksinës kundër virusit Korona. Për shkak të vijës kufitare të gjatë të Iranit dhe situatës aktuale në Afganistan, mund të ndodhë që të përballemi me një fluks të ri të refugjatëve afganë që vijnë drejt Iranit, prandaj Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është e gatshme që të marrë masa për vaksinimin e këtyre në zonat kufitare.