Lideri Suprem pranon t'i atribuojë titullin martir heroit të ri iranian
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka rënë dakord t'i japë titullin martir adoleshentit iranian Ali Landi, i cili vdiq nga djegiet e rënda pasi kishte shpëtuar dy gra fqinje të bllokuara në një zjarr.
Titulli u dha me kërkesë të kreut të Fondacionit të Dëshmorëve dhe Çështjeve të Veteranëve, Amir-Hossein Ghazizadeh Hashemi, i cili ditët e fundit ka marrë një vërshim thirrjesh nga iranianët në mediat sociale dhe platforma të tjera për t'i atribuuar statusin e martirizimit të riut iranian për veprimin e tij heroik. Ali Landi, djaloshi 15 vjeçar iranian pasi ka shpëtuar dy gra nga mesi i flakëve të zjarrit, ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë nga zjarri. Të Shtunën, zyra e Lideri Suprem të Revolucionit Islamik kontaktoi familjen e tij për të shprehur ngushëllime. Presidenti Ebrahim Raisi tha se "historia e sakrificës së Aliut duhet të rrëfehet përmes artit dhe letërsisë për të frymëzuar brezat e ardhshëm". Disa zyrtarë iranianë, përfshirë ministrat e brendshëm dhe të inteligjencës Ahmad Vahidi dhe Esmail Khatib, gjithashtu shprehën ngushëllime dhe përshëndetën aktin heroik të adoleshentit. Iranianët i bënë homazhe guximit të adoleshentit, pasi shumë njerëz shkruajtën në mediat sociale dhe postuan për të, madje shumë i kërkuan Ministrisë së Arsimit të përfshijë historinë e tij guximtare në tekstet shkollore.