Organizohet konferenca e shtatë ndërkombëtare “Shams va Molana”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114742-organizohet_konferenca_e_shtatë_ndërkombëtare_shams_va_molana
Njëkohësisht me ditët e përkujtimit të dy personaliteteve të mëdha gnostike Shams Tabrizi dhe Molana Xhalaludin Balkhi, zhvillohet edhe sesioni i shtatë i konferencës ndërkombëtare “Shams va Molana”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2021 13:29 Europe/Tirane
  • Organizohet konferenca e shtatë ndërkombëtare “Shams va Molana”

Njëkohësisht me ditët e përkujtimit të dy personaliteteve të mëdha gnostike Shams Tabrizi dhe Molana Xhalaludin Balkhi, zhvillohet edhe sesioni i shtatë i konferencës ndërkombëtare “Shams va Molana”.

Agjencia e lajmeve Iran Pres njoftoi se sesioni i shtatë i konferencës ndërkombëtare “Shams va Molana” ashtu si në vitet e kaluara zhvillohet më shtatë dhe tetë mehr të kalendarit iranian që përkon me 29 dhe 30 shtator, ditët e përkujtimit të dy personaliteteve të mëdha gnostike Shams dhe Molana. Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me disa qendra dhe institute hulumtuese dhe universitare dhe kësaj radhe qyteti Khoj i provincës Azerbajxhani Lindor në Iran do të jetë mikpritës i kësaj konference.

Gjatë kësaj konference do të mbajnë fjalim 12 profesor nga Irani dhe gjithashtu 11 profesor dhe hulumtues të huaj nga Turqia, Franca, Amerika, Libani, Spanja dhe Bangladeshi. Programi i kësaj konference do të realizohet nga ora 17:30 deri në ora 21:30 sipas orës së Teheranit. Të interesuarit mund ta ndjekin programin e kësaj konferencës nëpërmjet këtij linku:

https://meeting.atu.ac.ir/ch/shams