Gjenerali Safavi: Asnjë fuqi nuk mund të sulmojë Iranin
Këshilltari i Lartë ushtarak i Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Iranit theksoi: Asnjë fuqi nuk mund të sulmojë Iranin.
Gjeneral Major Jahja Rahim Safavi deklaroi: "Si kombi iranian, ashtu edhe forcat e armatosura janë bërë aq të fuqishme, sa që asnjë nga fuqitë trans-rajonale si Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët nuk mund të ndërmarrin veprime kundër kësaj fuqie që do të çonun në një agresion të gjerë ushtarak kundër Iranit ". Këshilltari i Lartë ushtarak i Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Iranit shtoi: "Kanë kaluar 40 vjet nga operacioni për të mposhtur rrethimin e Abadanit, por tani ekziston një kohezion dhe unitet shumë i mirë midis Ushtrisë dhe Gardës Revolucionare nën mbikëqyrjen e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura." Rahim Safavi theksoi: "Uniteti dhe kohezioni që filloi që nga koha e luftës së imponuar tani është në kulmin e tij dhe ne jemi në situatën më të mirë përsa i përket kohezionit të Forcave të Armatosura". "Irani është fuqia e parë me ndikim në ekuacionet e rajonit të Azisë Perëndimore, dhe fuqia mbrojtëse e Republikës Islamike të Iranit në këtë rajon është një fuqi e madhe dhe me ndikim në ekuacionet e mbrojtjes së sigurisë," tha ai. Gjeneral Major Jahja Rahim Safavi deklaroi: "Sot, ne kemi fituar një fuqi të tillë në marinën luftarake që marina strategjike e Iranit mund të arrijë në portin rus të Shën Petersburgut duke kaluar Oqeanin Atlantik."