Irani: "Ndryshimi gjeopolitik është vijë e kuqe"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115060-irani_ndryshimi_gjeopolitik_është_vijë_e_kuqe
Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka paralajmëruar se Irani e konsideron çdo ndryshim gjeopolitik në rajon një vijë të kuqe dhe një kërcënim për sigurinë e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 04, 2021 17:25 Europe/Tirane
  • Irani:

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka paralajmëruar se Irani e konsideron çdo ndryshim gjeopolitik në rajon një vijë të kuqe dhe një kërcënim për sigurinë e tij.

Komandanti i forcave tokësore të IRGC tha se çështja e sigurisë kufitare është e një rëndësie të madhe për Iranin. Gjeneral brigade Mohammad Pakpur, komandanti i forcave tokësore të IRGC tha se është një strategji kryesore për Iranin që të parandalohet çdo ndryshim në kufijtë e fqinjëve të tij. Gjeneral brigade Pakpur vuri në dukje se Irani nuk do të tolerojë përdorimin e trerritoreve të vendeve të tjera si bazë për praninë dhe operacionet e Izraelit. Komentet e tij vijnë pas stërvitjeve të ushtrisë iraniane në zonat veriperëndimore të vendit, të cilat zyrtarët iranianë thanë se i dërguan një paralajmërim Izraelit dhe terroristëve.