Vaksina PastoCovac siguron imunitet mbi 90%
(last modified Fri, 08 Oct 2021 12:27:36 GMT )
Tetor 08, 2021 14:27 Europe/Tirane
  • Vaksina PastoCovac siguron imunitet mbi 90%

Kryetari i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit deklaroi se vaksina PastoCovac siguron imunitet mbi 90% kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamedreza Shanesaz, kryetari i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente të Iranit, të enjten në mbrëmje në një intervistë me kanalin 1 të Televizionit të Iranit, tha: “Irani në bashkëpunim të përbashkët me Kubën dhe Australinë ka arritur të prodhojë dy lloj vaksina të reja që njëra është PasoCovac dhe tjetra Spikogen. Këto dy vaksina që nga java e kaluar janë shtuar në shportën e vaksinimit të Iranit. Deri më tani 6 milionë doza të vaksinës PastoCovac janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore dhe në muajin e ardhshëm kjo shifër do të arrijë në 10 milionë doza. Vaksina PastoCovac mund të përdoret edhe për moshat 12 deri në 18 vjeçare. Niveli i imunitetit që krijon kjo vaksinë është shumë i lartë dhe konsiderohet një prej vaksinave me imunitet më të lartë kundër virusit Covid-19 deri në atë masë sa që nëse kjo vaksinë jepet në 3 doza, mund të krijojë imuniteti mbi 90%. Në lidhje me vaksinën Spikogen duhet thënë se studimet e kësaj vaksine janë kryer mbi variantin Delta të virusit Korona dhe mund të krijojë imunitet 60-65%”.

Tags