Hapet sesioni i 21-t i Panairit Ndërkombëtar të Industrisë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115352-hapet_sesioni_i_21_t_i_panairit_ndërkombëtar_të_industrisë_në_teheran
Sesioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Industrisë është hapur në Teheran me pjesëmarrjen e kompanive të katër vendeve në qendrën e panaireve ndërkombëtare në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2021 11:55 Europe/Tirane
  • Hapet sesioni i 21-t i Panairit Ndërkombëtar të Industrisë në Teheran

Sesioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Industrisë është hapur në Teheran me pjesëmarrjen e kompanive të katër vendeve në qendrën e panaireve ndërkombëtare në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sesioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Industrisë është hapur sot me pjesëmarrjen e mbi 190 kompanive iraniane dhe të huaja nga Kina Turqia, Gjermania dhe Irani.

Ky panair do të jetë i hapur për 4 ditë në qendrën e panaireve ndërkombëtare në Teheran. Në ceremoninë e hapjes së këtij panair kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të aktiviteteve ekonomike dhe shtetërore, nga sektori i tregtisë, minierave, industrisë dhe bujqësisë.

Hashem Hekme, drejtori i bordit drejtues të kompanisë për tregti ndërkombëtare "NDRO" si organizator i këtij panairi, ka thënë: "Ky panair përfshinë aktivitete në grupin e makinerive dhe linjave prodhuese, pajisjeve industriale dhe punëtorie, veglave të ndryshme, industrive moderne, automatizimit industrial, shërbimeve teknologjike dhe konsultative, pajisjeve të sigurisë dhe higjienës, shitjes si dhe shërbimeve pas shitjes".