Në Teheran filloi takimi mes Bagheri Kani dhe Anrique Mura
Tetor 14, 2021 11:21 Europe/Tirane
Sot në Teheran ka filluar takimi dhe bisedimi mes sekretarit për çështje politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe zv/shefit të diplomacisë evropiane.
Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se takimi dhe bisedimet e Ali Bagheri Kani, zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit me Anrique Mura, zv/shefin e diplomacisë evropiane, ka filluar sot (të enjten) në Teheran.
Në këtë takim, të dy palët do të diskutojnë çështje bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe marrëdhëniet e Iranit dhe Bashkimit Evropian, zhvillimet në Afganistan si dhe negociatat për heqjen e sanksioneve.
Tags