Parlamenti i Iranit i kërkon qeverisë të shfrytëzojë maksimalisht paktin e Shanghajit
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë nënshkruar një deklaratë në të cilën kanë kërkuar nga qeveria e Iranit që të hartojë programe dhe të aktivizojë diplomacinë ekonomike për ta shfrytëzuar maksimalisht anëtarësimin e Iranit në paktin e Shanghajit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit sot kanë nënshkruar një deklaratë drejtuar Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Iranit, në të cilën kërkojnë hartimin e programeve të qeverisë dhe aktivizimin e diplomacisë ekonomike të ta shfrytëzuar maksimalisht anëtarësimin e Republikës Islamike të Iranit në paktin e Shanghajit.
Në deklaratën e nënshkruar nga 160 deputetët të Parlamentit Islamik të Iranit, kërkohet nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit që të shtojë përpjekjet dhe aktivizimin e diplomacisë së qeverisë në rajonin e Azisë dhe të hartojë strategjisë së vështrimit ndaj lindjes dhe ta shfrytëzojë anëtarësimin e përhershëm të Iranit në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait në mënyrë që të sigurohet një prej interesave kryesore të Republikës Islamike të Iranit, do të thotë qasjen në Detin Qendror dhe në Detin e Omanit për t’i dhënë Iranit një rol më të madh në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të Shanghajit.
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë kërkuar nga qeveria e Iranit që të shtojë përpjekjet për ndërtimin dhe lëshimin në funksion të linjës hekurudhore nga Çabahar deri në Azinë Qendrore.