Raisi: Afrimi i medhëhebeve islame është një iniciativë strategjike në botën islame
(last modified Tue, 19 Oct 2021 10:59:57 GMT )
Tetor 19, 2021 12:59 Europe/Tirane
  • Raisi: Afrimi i medhëhebeve islame është një iniciativë strategjike në botën islame

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se afrimi mes medhëhebeve dhe shkollave islame në të cilin ka theksuar gjithnjë Imam Khomejni (ra) dhe vazhdon të theksojë lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, është një iniciativë strategjike në botën islame.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, ditën e martë në ceremoninë e hapjes së sesionit të 35-të të konferencës për Unitetin Islamik, duke thënë se tani është koha e unitetit dhe bashkimit më të madh brenda sistemit të qeverisjes islame, tha: "Në këto rrethana rekomandohet që të mos bëhet përçarje dhe të mos insistohet në dallime e mosmarrëveshje dhe të tregohemi më të kujdesshëm gjatë deklaratave ose gjatë shkrimit të artikujve në lidhje me çështje të ndryshme që të mos futemi në kurthin e përçarjes. Mirëpo tani është koha e unitetit në vështrim drejt qëllimit të përbashkët të Umetit Islamik. Kur u formua grupi terrorist ISIS, disa faktorë nuk e patën perceptuar në mënyrë të drejtë grupin terrorist ISIS. Në po atë kohë më kujtohet që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pati deklaruar se lloji i punës së terroristëve të ISIS është po ai lloj i punës së sionistëve. Këto veprim nuk janë veprime të një besimtari mysliman që në këtë mënyrë të bëjë gjakderdhje dhe të kryej krime ndër më të tmerrshmet. Me kalimin e kohës gjithçka u bë e qartë se grupet terroriste si ISIS i kanë rrënjët te Amerika dhe regjimi sionist".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shtoi: "Sot, ne po vërejmë përpjekje të tilla në Liban dhe në Afganistan ndërsa dje kemi qenë dëshmitarë të veprimeve të tilla në Irak e Siri. Perceptimi i këtyre komploteve në kohë të duhur është një gjë shumë e rëndësishme, prandaj përpjekjet dhe veprimtari intelektuale dhe udhëzuese e dijetarëve fetarë në këtë drejtim është mbrojtëse dhe garantuese e gjeneratave të reja në Umetin Islam. Roli i dijetarëve dhe mendimtarëve fetarë në vetëdijesimin e publikut dhe të rinjve në Umetin Islam dhe në botën islame, është shumë efikas dhe i rëndësishëm sepse ata vëzhgojnë me vëmendje edhe devijimet, por edhe paralajmërojnë në kohë të duhur në mënyrë që Umeti Islam të mbrohet përball këtyre komploteve".

Tags