Shfrytëzimi i potencialeve të botës islame duke zhvilluar turizmin islamik
(last modified Sat, 23 Oct 2021 14:01:35 GMT )
Tetor 23, 2021 16:01 Europe/Tirane
  • Shfrytëzimi i potencialeve të botës islame duke zhvilluar turizmin islamik

Ministri i trashëgimisë kulturore, turizmit dhe artizanaleve të Iranit ka theksuar shfrytëzimin e potencialeve të botës islame për zhvillimin e turizmin islamik.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Izetullah Zarghami, ministri i trashëgimisë kulturore, turizmit dhe artizanaleve të Iranit, të premten në mbrëmje në sesionin e 35-të të konferencës për Unitetin Islamik, duke uruar Javën e Unitetit, deklaroi se sektori i turizmit është një prej metodave më të mira dhe më efikase për zbatimin në praktik të mendimeve dhe bindjeve të myslimanëve si dhe për të krijuar rrethana të mira për realizimin e Unitetit Islamik. Ai shtoi: "Turizmi aktualisht është një nevojë dhe kërkesë botërore, prandaj nëse dikush dëshiron të kërcënojë në këtë fushë, qytetarët mund të ngrihen në këmbë dhe bota islame duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme".

Zarghami duke vër në dukje këtë se vendet islame nuk kanë lidhje mes vete në nivel të duhur dhe nuk i njohin potencialet turistike të njëri-tjetrit, shtoi: "Turizmi dhe shfrytëzimi i këtij sektori për Unitetin Islamik, nuk është një çështje politike, mirëpo kur të vendosen lidhjet dhe marrëdhëniet e afërta, mënjanohen edhe problemet. Bota islame ka shumë çështje të përbashkëta. Bota islame ka një popullsi të madhe dhe ne shpresojmë se në vendet e botës islame të krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin sa më të madh të turizmit në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi dhe progresi i botës islame".

Tags