Lideri Suprem amniston 3,458 të burgosur
Tetor 23, 2021 20:56 Europe/Tirane
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka falur ose reduktuar dënimet e një numri të madh të të burgosurve iranianë.
Të shtunën, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ra dakord me një kërkesë të Shefit të Drejtësisë së Iranit Gholamhossein Mohseni-Ezhei për të falur ose ulur dënimet e 3,458 të burgosurve që i nënshtrohen rrethanave lehtësuese. Ajetollah Khamenei e publikoi amnistinë me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Profetit Muhamed (s.a.v.s.) dhe Imamit të gjashtë të myslimanëve shi'itë, Imam Xhafar Sadik (a.s).
Tags