Raisi: Bashkimi Evropian duhet ta ndajë veten nga politikat hegjemoniste të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116202-raisi_bashkimi_evropian_duhet_ta_ndajë_veten_nga_politikat_hegjemoniste_të_amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Finlanda dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të bien nën ndikimin e presioneve dhe politikës së njëanshme të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2021 12:56 Europe/Tirane

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Finlanda dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të bien nën ndikimin e presioneve dhe politikës së njëanshme të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë gjatë takimit me Kario Kahiluto, ambasadorin e ri të Finlandës në Iran, deklaroi: "Shpresojmë se Bashkimi Evropian dhe vendet evropiane në përgjithësi të shënojnë progres në rrugën e pavarësisë strategjike dhe ta ndajnë veten nga politikat hegjemoniste të Amerikës, për arsye se politika e njëanshme e Amerikës, nuk është në interes të botës".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se shtetet evropiane duhet t'i zbatojnë zotimet e veta ndaj Iranit, deklaroi: "Shpresojmë që në prag të 90 vjetorit të marrëdhënieve mes të dy vendeve, të zgjerojmë më shumë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet mes të dy vendeve".

Kario Kahilutom ambasadori i ri i Finlandës në Teheran, pasi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit iranian, deklaroi se Irani është njëri prej faktorëve kyç të rajonit dhe duke shpreh interesim për bashkëpunim me Iranin në zgjidhjen e krizave rajonale si Afganistani, tha: "Finlanda në të kaluarën ka pasur investime të mira në Iran dhe jemi të interesuar që edhe tani të kthehemi në atë nivel të bashkëpunimeve".