Gjeneral Salami: Jemi duke zgjeruar territorin dhe forcën tonë detare
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit theksoi se Irani është duke zgjeruar territorin dhe forcën detare.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e martë gjatë ceremonisë ushtarake "Malek Ashtar" të forcave të armatosura të Iranit, deklaroi: "Në dimensionin detare për betejë me fuqitë e mëdha, jemi duke zgjeruar territorin tonë shumë të gjerë të forcës detare duke marrë parasysh faktin se ata përgjithësisht janë përqendruar në det".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionit Islamik të Iranit duke thënë se jemi dëshmitarë të zhvillimit të fuqisë mbrojtëse në të gjitha fushat, shtoi: "Në sektorin e forcave tokësore, me zgjerimin e kufijve dhe vendosjen e sigurisë dhe ndërtimin e fuqisë, me të vërtetë janë shënuar suksese të mëdha. Forcat ajrore-hapësinore gjithashtu kanë shënuar progres dhe po vazhdojnë zhvillimin e vetë në fushën hapësinore, raketave, mbrojtjes kundërajrore, dronëve dhe në fushën e zhvillimit të teknologjisë moderne ushtarake. Edhe në fushën e zhvillimit të teknologjisë së luftës elektronike, në Iran janë shënuar progrese dhe suksese të mëdha".