Irani merr pjesë në samitin e OKB për klimën
(last modified Mon, 01 Nov 2021 13:35:50 GMT )
Nëntor 01, 2021 14:35 Europe/Tirane
  • Irani merr pjesë në samitin e OKB për klimën

Delegacioni përfaqësues i Iranit do të marrë pjesë në samitin e OKB për klimën që zhvillohet në Glasgou.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se samiti i 26-të i OKB për klimën që ka filluar punimet e tij në Glasgou të Skocisë me pjesëmarrjen e mijëra përfaqësuesve nga 200 vende të botës. Në këtë konferencë e cila është shtyrë për një vit për shkak të përhapjes së pandemisë së virusit Korona, do të diskutohen çështjet më të rëndësishme dhe sfidat përkatëse me ndryshimet klimatike dhe krizat e ambientit.

Delegacioni përfaqësues i Iranit i kryesuar nga Ali Salaxhoke, kryetari i Organizatës për Mbrojtjen e Ambientit në Iran, që nga dita e hënë do të marrë pjesë në këtë konferencë botërore. Gjatë punimeve të kësaj konference dyjavore, do të zhvillohen bisedime intensive në lidhje me mënyrën se si duhet përballur me ngrohjen e tokës si një sfidë e përbashkët globale dhe përfaqësuesit e 200 vendeve të botës do të paraqesin objektivat dhe zotimet e tyre për t'u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për mënyrën e reduktimit të gazrave serë deri në vitin 2030.

Tags